‘Porno’ me Suarezin, nuk duhet ta shikojnë fëmijët

Futboll

‘Porno’ me Suarezin, nuk duhet ta shikojnë fëmijët

Më: 25 mars 2017 Në ora: 13:47
Luis Suarez

Ish sulmuesi i Manchester United, Eric Cantona ka kritikuar ashpër sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez.

Ai ka thënë se simulimi i Luis Suarezit ndaj Paris Saint-Germain është “porno në futboll” dhe nuk duhet t’ua tregojmë fëmijëve.

“Suarez nuk është më kafshues, ai është simulues. Jo i mirë, tepër dramatik”, deklaroi Cantona për “Eurosport”.

“Kjo është porno e futbollit, fëmijët nuk duhet të lejohen ta shikojnë”, theksoi ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat