Sa shumë armiq ka bërë De Biasi

Futboll

Sa shumë armiq ka bërë De Biasi

Më: 26 mars 2017 Në ora: 15:29
De Biasi e Xhaka

Dikush ka bërë polemika, të tjerë janë larguar për shkak se nuk kanë pasur hapësira, por me një të përbashkët: nuk kanë respektuar zgjedhjen e trajnerit kuqezi. Në pesë vite drejtim të Kombëtares shqiptare nga Giani De Biasi, janë jo të paktë lojtarët që kanë pasur mosmarrëveshje dhe për një arsye apo një tjetër nuk janë përfshirë më në skuadër.

Gjithçka nisi nga portieri Samir Ujkani. Ky i fundit luajti titullar ndaj Islandës në humbjen 2-1 në Reikjavik, katër vite më parë, por De Biazi i besoi më pas Etrit Berishës. Nga ky moment, Ujkani zgjodhi të largohej, duke polemizuar me De Biazin. Tashmë portieri është kapiten i Kosovës.

Ndërkohë, një tjetër futbollist që nuk gjeti hapësira në epokën e italianit ishte Kristi Vangjeli. Nga një titullar i padiskutueshëm në mbrojtje, korçari u shpërfill nga De Biazi për shkak të një mosmarrëveshjeje në një prej seancave stërvitore.

Një çështje që prodhoi polemika ishte edhe ajo e fantazistit Alban Meha. Fillimisht kosovari ishte titullar me De Biasin, por pas lënies në stol, lindi një konflikt dhe trajneri nuk e përtypi faktin që fantazisti i kërkoi llogari për mosaktivizimin. Nuk e grumbulloi më, derisa Meha zgjodhi të largohej te Kosova.

E njëjta gjë edhe me mesfushorin Valdet Rama, i cili gjithashtu zgjodhi Kosovën në momentin që De Biasi i mbylli derën, shkruan panoramasport.

Disi më ndryshe qëndron çështja e tre lojtarëve të lënë jashtë Europianit, si Herolind Shala, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica. Edhe pse ishin në planet e De Biazit për eliminatoret e Botërorit, vendosën të lënë Shqipërinë për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat