Fernandez: I vështirë transferimi i Bellerinit te Barcelona

Futboll

Fernandez: I vështirë transferimi i Bellerinit te Barcelona

Më: 28 mars 2017 Në ora: 00:50
Hector Bellerin

Një transferim i Hector Bellerinit nga Arsenali te Barcelona është çështje e ditur tash e sa kohë, por po cilësohet e komplikuar.

Barcelona janë të interesuar në nënshkrimin e Bellerinit, por sipas drejtorit sportiv të katalunasve, Robert Fernandez, një marrëveshje është shumë e vështirë.

Sipas Mundo Deportivo dhe Diario Sport, 22-vjeçari spanjolle ka qenë i lidhur me skuadrën nga Camp Nou, pavarësisht se ka nënshkruar një kontratë të re gjashtë vjeçare në janar me Arsenalin.

“Sigurisht që Bellerin është një lojtar i mirë, por është shumë e vështirë”, ka thënë fillimisht Fernandez për Mundo Deportivo.

“Ai është i njohur mirë. Ai është duke luajtur në një nivel të lart, por ka edhe lojtarë të tjerë që kanë karakteristika të mira”, përfundoi drejtori teknik dhe sportiv i Barçës.

Vlen të theksohet se mbrojtësi i djathtë spanjoll ka qenë edhe më parë pjesë e gjigantit katalunas sa ishte pjesë e grupmoshave të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat