Barcelona nuk pajtohet me dënimin e Messit

Futboll

Barcelona nuk pajtohet me dënimin e Messit

Më: 29 mars 2017 Në ora: 16:07
Messi

Lionel Messi u pezullua me katër ndeshje nga FIFA me fanellën e Argjentinës dhe në teori ky mund të jetë një lajm pozitiv për Barcelonën që do të ketë në dispozicion të plotë numrin 10, por klubi katalanas mban një qëndrim të qartë duke mbrojtur lojtarin pas pezullimit të tij. “Një vendim i padrejtë” e cilëson klubi “blaugrana” atë të marrë nga FIFA. Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Barcelona shpreh mosaprovimin për ndëshkimin e sulmuesit nga Komisioni i Disiplinës në FIFA pas frazave aspak etike të numrit 10 ndaj arbitrit anësor në ndeshjen Argjentinë-Kili. “Klubi beson se pezullimi i lojtarit të Argjentinës me 4 ndeshje është i padrejtë dhe totalisht i pabazuar.

Barcelona shpreh gjithë mbështetjen për Leo Messin, një lojtar ekzemplar në sjelljen e tij korrekte si brenda ashtu edhe jashtë fushës së blertë”, theksohet në komunikatën e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat