Barcelona do ta ri-blejë Deulofeun?

Futboll

Barcelona do ta ri-blejë Deulofeun?

Më: 29 mars 2017 Në ora: 17:55
Gerard Deulofeu

Barcelona është afër që të vendosë për të shfrytëzuar opsionin e ri-blerjes së anësorit, Gerard Deulofeu për 12 milionë euro nga Evertoni.

Mediat në Spanjë raportojnë se drejtuesit e klubit Blaugran kanë qenë shumë të impresionuar nga forma e fundit e 23 vjeçarit që prej se iu bashkua Milanit si huazim në janar, e sidomos pasi ai shkëlqeu në miqësoren e Spanjës ndaj Francës në Paris, ku ai e fitoi një penalti dhe shënoi një gol.

Blaugranët kanë futur një opsion për të ri-blerë lojtarin në kontratën e tij kur është transferuar te Evertoni verën e vitit 2015, opsion i cili kushton 12 milionë euro.

Ky opsion skadon më 30 qershor dhe tashmë Barcelona është bindur që të aktivizojë opsionin dhe që të paguajë shumën e 12 milionë eurove te Evertoni.

Nga ana tjetër lojtari thuhet se preferon qëndrimin te Milani edhe pse rivalët e mëdhenj Interi dhe Juventusi po ashtu besohet se janë të interesuar për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat