Shkëndija kërkon vetëm fitore

Futboll

Shkëndija kërkon vetëm fitore

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 31 mars 2017 Në ora: 15:05
Pamje nga një stërvitje e Shkëndijes

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të reprezentacionit të Maqedonisë, topi rikthehet në kampionatin vendor. Shkëndija e Tetovës në kuadrin e javës së 24-të në teren dhe para shikuesve të saj e pret Makedonija GJP. Mesfushori Armend Alimi se të gatshëm e presin vazhdimin e sezonit dhe normalisht pikët të mbesin në Tetovë. “Shkëndija e gatshme pret vazhdimin e garave në Ligën e Parë, pasi pauzën e kemi shfrytëzuar në mënyrë të balancuar për të pushuar nga ritmi i ndeshjeve paraprake, por edhe për tu përgatitur maksimalisht për atë që pason. Në skuadër kemi atmosferë të mirë pune, secili i dinë detyrat dhe obligimet e veta dhe në kushte të tilla ne presim në gatishmëri sfidën e radhës”, deklaroi për “Lajm”, Armend Alimi, për të shtuar: “Kemi punuar për takimin me Makedonija Gj.P. si për çdo ndeshje tjetër dhe ne këtë përballje e shikojmë me seriozitet maksimal. Nuk ka ndeshje të lehta apo të rënda, për të fituar duhet impenjim maksimal në çdo takim dhe nëse ne kemi qasjen e duhur, nuk ka skuadër në vend që mund të na shkaktojë probleme. Normal i marrim gjërat me radhë dhe tani gjithë vëmendjen e kemi kah sfida e të dielës, në të cilën presim paraqitje të mirë dhe tre pikë të reja në konton tonë”,  theksoi ai. Shkëndija-Makedonija GJP do të luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim prej orës 15:00.

Ndeshjet, java e 24-të

(E diel, ora 15:00)

Shkupi-Pelister

Sileks-Renova

Vardar-Rabotnicki

Shkëndija-Makedonija GJP

Pobeda-Bregallnica

Renditja:

1.Vardar                   53

2.Shkëndija              47

3.Rabotnicki             39

4.Pelister                   36

5.Renova                  31

6.Sileks                     31

7.Shkupi                   22

8.Pobeda                   20

9.Makedonija GJP   16

10.Bregallnica          12

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat