Neymar në Premierligë, i ofrohen 470 mijë euro në javë

Futboll

Neymar në Premierligë, i ofrohen 470 mijë euro në javë

Më: 2 prill 2017 Në ora: 10:31
Neymar

Manchester United dhe Chelsea nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga brazilian, Neymar

Paraqitjet e mira me Barcelonën dhe Brazilin dhe rritja e formës nga ndeshja në ndeshjen kanë bërë që Manchester United dhe Chelsea të përgatisin çmendurinë e radhës në futboll.

Këto dy skuadra jo vetëm që janë të gatshme të paguajnë klauzolën e lojtarit prej 200 milionë euro, por janë të gatshme që ta bëjnë edhe lojtarin më të paguar, duke i ofruar nga 470 mijë euro në javë, apo 19 milionë euro në sezon.

Sipas Sunday Times, kjo ofertë ka bërë që Neymar të ndërrojë mendje dhe të shqyrtojë mundësinë e largimit nga Camp Nou.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat