Poker nga Barça ndaj Granadas, vazhdon të jetë hije e Realit

Futboll

Poker nga Barça ndaj Granadas, vazhdon të jetë hije e Realit

Më: 2 prill 2017 Në ora: 22:51
Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në pozitën e dytë me 66 pikë, dy më pak se Real Madridi në pozitën e parë.

Barcelona ka fituar me rezultat 1-4 ndaj Granadas në La Liga.

Mysafirët dominuan nga fillimi deri në fund dhe ishte një tjetër fitore e lehtë dhe kështu vazhduan shpresat për titull.

Rasti i parë i rrezikshëm në takim ishte ai i Paco Alcacer (24’), pastaj Luis Suarez në minutën e 27-të kishte një tjetër rast të mirë, por Guillermo Ochoa nuk lejoi që rrjeta e tij të preket.

Në minutën e 44-të erdhi një tjetër rast i mirë për Suarez dhe këtë herë sulmuesi uruguaian nuk dështoi pas asistimit nga Jordi Alba dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.

Vendasit e filluan mirë pjesën e dytë duke barazuar me anë të Jeremie Boga në minutën e 50-të.

Por, epërsia e katalanasve u rikthye nga Alcacer në minutën e 64, ndërsa qetësia e mysafirëve erdhi nga autogoli i Mathiu Sauner në minutën e 83-të.

Në fund fare sa për statistika shënoi edhe Neymar, duke vulosur edhe një herë formën e mirë të tij këtë sezon.

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në pozitën e dytë me 66 pikë, dy më pak se Real Madridi në pozitën e parë, por kanë një ndeshje më shumë se Los Blancos.

Granada pas kësaj humbje renditet në pozitën e 19 me po aq pikë dhe në ndeshjen e ardhshme luan ndaj Deportivo de La Coruna, kurse Barça ndaj Sevillas.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat