Lojtari e kërkon tifozen në rrjetet sociale, zbuloni arsyen

Futboll

Lojtari e kërkon tifozen në rrjetet sociale, zbuloni arsyen

Më: 3 prill 2017 Në ora: 20:04
Bartra ka kërkuar t’i japë kësaj tifozë bluzën e tij me të cilën luajti gjatë ndeshjes.

Mbrojtësi Marc Bartra, ka kërkuar një tifoze e parë në shkallët e stadiumi në ndeshjes Schalke – Borussia Dortmund gjatë gjithë ditës në rrjetet sociale.

Ai zgjodhi të postojë foton e saj në “Twitter”, ku i kërkon ndjekësve të tij t’ia bëjnë të ditur emrin e saj. Në fotografi shfaqet një grua e veshur me të verdha ku qëndron në mes të tifozëve të Schalkes.

Bartra ka kërkuar t’i japë kësaj tifozë bluzën e tij me të cilën luajti gjatë ndeshjes. Cicërima e tij u bë mjaft virale, aq sa brenda ditës u zbulua gruaja e cila ishte në shkallët e stadiumit.

Spanjolli luan me Borussian e Dortmundit pasi kaloi këtë vit nga Barcelona.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat