Talljet me Ismet Munishin kur thotë..., një grua qesh me lot!

Futboll

Talljet me Ismet Munishin kur thotë..., një grua qesh me lot!

Nga: K.Goca Më: 5 prill 2017 Në ora: 12:29
Ismet Munishi

Ismet Munishi ka qenë prej lojtarëve më të mirë që ka pasur Kosova, trajner që e bëri Kosovën e Vushtrrisë kampione dhe njeriu me karizmatik për deklarata bombastike.  Ai bie në kurth të video incizimeve kur me gjyqtarët Bajram Gashi, Edmond Zeqiri e vëzhguesin Ali Ajeti gjatë një ndeje bisedonin për dallavere e kurdisje.

A bie viktimë apo jo Munishi, kjo tash ka pak rëndësi, pasi që lajmi ka marrë dheun jo vetëm në katërt anët e Kosovës. Të gjithë e njohim Munishin si shumë të guximshëm dhe kurrë askujt nuk iu frikësua, por e zuri taksirati! Talljet janë nga më të ndryshëm por një video që është u postuar, kur Munishi kishte dhënë një deklaratë se Drita do të bëhet një klub i trofeve. Kjo video është montazh, sepse është futur një grua aty pas asaj deklarate, duke qeshur me aq zë sa kishte. Kjo video u postua në faqen e facebookut “Fansat e Futbollit Kosovar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat