Ja për sa vota bie Duka në UEFA

Futboll

Ja për sa vota bie Duka në UEFA

Më: 5 prill 2017 Në ora: 14:40
Ilustrim

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka nuk ka mundur që të zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. 
Kreu i qeverisë së futbollit në vendin tonë nuk arriti dot të marrë kuotën prej 28 votash të mjaftueshme për të qenë në organin më të lartë drejtues të UEFA-s. 
Armand Duka grumbulloi vetëm 25 vota, duke mbetur përfundimisht jashtë këtij komiteti, vetëm për shkak të 3 votave. Në garë u futën 13 kandidatë, por 2 prej tyre u tërhoqën përpara votimit, duke e bërë më të thjeshtë garën për presidentin e FSHF-së, e cila në fund, gjithsesi, u humb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat