Juventusi në finale të Kupës së Italisë

Futboll

Juventusi në finale të Kupës së Italisë

Më: 5 prill 2017 Në ora: 22:58
Juventus

Juventusi është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë, përkundër humbjes prej 3-2 nga Napoli në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të kësaj gare.

Gonzalo Higuain  ishte i pari që shënoi duke iu kundërpërgjigjur tifozëve që e fishkëllenin gjatë gjithë kohës (32’). Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Marek Hamsik e barazoi rezultatin (53’), por Higuain reagoi shpejt me një gol të bukur për ta rikthyer epërsinë (59’).

Dries Mertes e barazoi sërish rezultatin pas një gabimi të portierit Neto (61’), ndërsa Lorenzo Insigne (67’) u dha shpresë vendasve.

Sidoqoftë, Napoli nuk arriti të shënonte edhe dy gola, sa i nevojiteshin për t’u kualifikuar, ashtu që në finale vazhdoi Juventusi.

Në finalen e 2 qershorit në Stadio Olimpico, Zonja e Vjetër do të luajë kundër Lazios.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat