Osmani: Shpresoj të luhet me korrektësi

Futboll

Osmani: Shpresoj të luhet me korrektësi

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2017 Në ora: 19:32
Labinot Osmani

Trepça ’89, kampioni në fuqi Feronikeli, Prishtina po ashtu edhe Llapi është ende në garë për titullin e kampionit në elitën e futbollit.  Është ashpërsuar lufta për titull sidomos ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit, por vazhdimisht janë në presion të ekipit me renome Prishtina. ’89-shi kryeson renditjen me 58 pikë, shtatë me shumë se Feronikeli në vend të dytë, kurse Prishtina është në pozitën e tretë me 48 pikë, Llapi (46), Besa (40) etj. Sulmuesi i Feronikelit, Labinot Osmani, po kalon një formë të mirë, të cilën e dëshmoi edhe në ndeshjen e fundit, kur shënoi në fitoren 4:0 të skuadrës së tij. Ai beson e shpreson se mund të arrijnë liderin, kur dihet se deri në fund janë edhe tetë javë për t’u luajtur ose edhe 24 pikë të mundshme. “Besoj që do të japim maksimumin dhe do të luftojmë derisa ekzistojnë gjasat teorike për titull kampioni. Shpresoj se në fund do t’i gëzohem titullit”, tha Osmani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Në javët e fundit po shënoni, konsideroni se jeni në formën më të mirë? “Është e vërtet që po shënojë në vazhdimësi. Po kalojë formë të mirë gjithashtu edhe me kthimin e lojtarëve prej lëndimeve, besoj që jemi duke bërë lojë shumë të mirë dhe po krijojmë raste. Kështu...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat