Shkëlqyen shqiptarët me tre gola, Schaffhausen fitoi bindshëm

Futboll

Shkëlqyen shqiptarët me tre gola, Schaffhausen fitoi bindshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2017 Në ora: 14:27
Gjelbrim Taipi

Skuadra e Schaffhausen-it po tregon lojëra gjithnjë e më të mira në Challenge League (Liga e Dytë e Zvicrës). Ata para shikuesve të saj triumfuan me rezultat 5:0 kundër Chiasso-s, në ndeshjen e javës së 27-të.  Futbollistët shqiptarë Gjelbrim Taipi dhe Shkëlqim Demhasaj, ishin ndër më të merituarit e kësaj fitore të thellë. Taipi shënoi dy gola, në minutën e 7-të e 69-të dhe Demhasaj në atë të 90+1, si dhe Lang (40’ e 55’, te dyja nga penalltia).  Granit Lekaj, Muhamed Demiri, Gjelbrim Taipi, Shkëlqim Demhasaj u paraqitën standardë dhe u shquan me lojë jashtëzakonisht të mirë. Beg Ferati luajti titullar dhe e Eris Abedini nga minuta e 77-të për Chiasson. Duhet theksuar se Taipi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 49-të, kurse portieri Guatelli i Chiassos me karton të kuq në minutën e 52-të. Schaffhausen tani renditet në vend të pestë me 30 pikë, katër me shumë se Chiasso në vend të tetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat