Edhe Cana kujton betejën e Koshares

Futboll

Edhe Cana kujton betejën e Koshares

Më: 9 prill 2017 Në ora: 21:21
Lorik Cana

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka përkujtuar betejën e lavdishme të Koshares.

Sot më 9 prill, janë bërë 18 vite nga njëra nga betejat më të lavdishme të UÇK-së, ku në kufirin Kosovë – Shqipëri, trimat e UÇK-së në kuadër të operacionet “Shigjeta”  bën thyerjen e kufirit.

Kjo betejë nuk shënoi vetëm një fitore morale të UÇK-së, por hapi rrugë edhe furnizimit me armatim dhe mbështetje të logjistikës për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Këtë ditë ka përkujtuar edhe ish kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana, i cili bëri një postim në rrjetet sociale.

“Lavdi 138 Agim Ramadani, UÇK”, shkruhet në postimin e Canës të bërë në Instastory. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat