Dybala te Barcelona? Kurrë mos thuaj kurrë

Futboll

Dybala te Barcelona? Kurrë mos thuaj kurrë

Më: 10 prill 2017 Në ora: 09:41
Paulo Dybala

Paulo Dybala nuk e përjashton transferimin te Barcelona.

Në një intervistë të gjatë për “Mundo Deportivo”, ylli i Juventusit ka folur për të ardhmen e tij.

“Normalisht që nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër. Të ardhmes nuk i dihet kurrë dhe nuk mund të them “jo”. Megjithatë, momentalisht jam i lumtur te Juventusi dhe dua ta shijoj këtë moment”, deklaroi Dybala.

Ai theksoi që Juve duhet ta respektojë Barcelonën, por assesi të ketë frikë nga ajo.

Juventus-Barcelona zhvillohet të martën prej 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat