Buffon: Jemi më të fortë se në vitin 2015

Futboll

Buffon: Jemi më të fortë se në vitin 2015

Më: 10 prill 2017 Në ora: 21:40
Giggi Buffon

Giggi Buffon ka folur për përballjen Juventus-Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Portieri italian mendon se Juventusi që nga finalja e vitit 2015 ndaj Barcelonës, është përmirësuar shumë.

“Në vitin 2015 ne luajmë kundër një Barcelone që ishte superiore ndaj nesh. Ne jemi përmirësuar shumë nga ajo kohë”, ka deklaruar Buffon në konferencë për shtyp.

“Barcelona ka stilin e saj të lojës që i ka sjellë shumë sukses përgjatë këtyre viteve”.

“Messi, Neymar dhe Suarez janë shumë lojtarë bujar, që më shumë kujdesen për klubin se sa për veten e tyre”, ka deklaruar Buffon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat