Juventus – Barcelona, Xavi tregon favoritin

Futboll

Juventus – Barcelona, Xavi tregon favoritin

Më: 11 prill 2017 Në ora: 19:59
Xavi Hernandez

Legjenda e klubit katalunas ka analizuar ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës dhe ka dhënë opinionin e tij për ecurinë e mundshme të saj.

Xavi Hernandez pret që Juventus të mbrohet dhe të presë momentin për të kundërsulmuar Barcelonën në ndeshjen e së martës që zhvillohet në Torino.

Sipas ish futbollistit katalunas, të dyja skuadrat kanë kualitete të mëdha, por ai e sheh Barcelonën si favorite të lehtë në këto dy ndeshje.

“Barcelona do ta ketë posedimin e topit, ndërsa Juve do të presë për kundërsulme me futbollistë si Higuain dhe Dybala që ka në sulm. Kjo përballje do të vendoset nga aftësitë individuale të futbollistëve dhe të dyja këto ekipe i kanë ata”.

“Për mua, Barcelona mbetet favorite”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat