E shkatërroi Barcën, Allegri vjen me deklaratë të madhe

Futboll

E shkatërroi Barcën, Allegri vjen me deklaratë të madhe

Më: 11 prill 2017 Në ora: 23:29
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri ka përgëzuar skuadrën e tij pas fitores së thellë ndaj Barcelonës.

Juventusi tregoi performancë të jashtëzakonshme duke gjunjëzuar Barcelonën, duke i mposhtur 3:0 në ‘Juventus Stadium’.

“Ne ishim të vetëdijshëm se na priste një ndeshje e madhe, ne kemi luajtur mirë teknikisht si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ky është hapi i parë drejt gjysmëfinales, ndeshja e dytë do të jetë një çështje krejt tjetër”, ka deklaruar Allegri pas ndeshjes.

“Unë nuk mund të them se tani përqindjet e kualifikimit janë në anën tonë. Në Barcelona shkojmë për të luajtur dhe për të shënuar gola”.

“Jam ëndërrimtar, por jam edhe pragmatik dhe realist. Ne jemi në proces të rritjes si skuadër, dhe unë jam i kënaqur me atë që djemtë kanë bërë”, ka shtuar Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat