Reagon Mavraj, Mërgim Mavraj nuk është atdhetar i rrjeteve sociale

Futboll

Reagon Mavraj, Mërgim Mavraj nuk është atdhetar i rrjeteve sociale

Nga: Kemajl Goca Më: 13 prill 2017 Në ora: 13:44
Mërgim Mavraj

Mbrojtësi i shquar nga Kosova, Mërgim Mavraj, që luan për kombëtaren e Shqipërisë dhe për ekipin e Bundesliga I, Hamburgu, ka reaguar në lidhje me një deklaratë të tij që është keqpërdorur. “Me duhet të sqaroj një deklaratë timen dhënë për tifozët e Hamburgut që është transformuar dhe rrjedhimisht keqpërdorur.

Sigurisht që kam respekt për vendin ku familja ime gjeti strehim, punë dhe ushqim, unë ndjej dashuri për këtë vend. Atdheu im është Shqipëria dhe gjuha ime është shqip. Në fushë s’jam kursyer kurrë, edhe duke rrezikuar karrierën. Mërgim Mavraj nuk është atdhetar i rrjeteve sociale por i fushës”, shkruan Mavraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat