Juventus sfidon Interin për Schick

Futboll

Juventus sfidon Interin për Schick

Më: 14 prill 2017 Në ora: 07:26
Patrik Schick

Sipas medieve italiane, Juventusi mund të paguajë klauzolën prej 25 milionë eurosh për Patrik Schick dhe të lë atë në huazim në Sampdoria deri në vitin 2018.

Një plan të tillë e ka pasur më parë Interi.

21-vjeçari i Republikës Çeke ka qenë një zbulim këtë sezon, duke shënuar 10 gola dhe shtuar tre asistime në 28 ndeshje zyrtare, ku shumica e tyre vijnë pasi është aktivizuar si rezervë.

Këto paraqitje kanë bërë që ai të tërheq interesim nga disa klube të mëdha evropiane, duke përfshirë Napolin, Interin, Arsenalin dhe Chelsean.

Tashmë pritet të zgjedh lojtari se ku do të transferohet pasi Sampi do ta ketë të vështirë që ta mbajë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat