Barcelona gjen trajnerin e ri, habiten tifozët

Futboll

Barcelona gjen trajnerin e ri, habiten tifozët

Më: 14 prill 2017 Në ora: 08:14
Oscar Garcia

Barcelona duket se ka gjetur trajnerin i cili do i udhëheqë në sezonin e ri. Bëhet fjalë për trajnerin aktual të klubit austriak, RedBull Salzburg, Oscar Garcia.

Sipas mediave katalanase, drejtuesit e klubit spanjoll kanë gjetur zëvendësuesin perfekt për Luis Enriques, pasi Oscar Garcia e njeh mirë filozofinë e klubit nga “Camp Nou”. Por një gjë e tillë duket se ka habitur tifozët balugran pasi nuk ishte një emër i lakuar më parë për të marrë drejtimin e pankinës.

Përveç si lojtar, Garcian ka drejtuar edhe ekipin e të rinjve të Barcelonës nga viti 2010 e deri më 2012. Gjatë karrierës si trajner, ai ka drejtuar edhe skuadrat si: Maccabi Tel Aviv, Brighton & Hove Albion dhe Watford.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat