Prezantohet presidenti i ri te Milani, premton përforcime të mëdha

Futboll

Prezantohet presidenti i ri te Milani, premton përforcime të mëdha

Më: 14 prill 2017 Në ora: 12:36
Kinezi Yonghong Li

Skuadra e madhe italiane, Milan ka prezantuar presidentin e ri të klubit.

Kinezi Yonghong Li është prezantuar me fanellën numër një dhe ka mbajtur një konferencë për shtyp.

Li ka premtuar shumë për ta rikthyer Milanin në mesin e skuadrave më të mëdha në formë.

“Milani do të jetë njëri nga klubet më të mira në botë. Do të kemi rezultate të mira”.

“Do të bëjmë përforcime të mëdha për t’i gëzuar tifozët tanë dhe duhet t’i bindim ata që ta duan edhe më shumë klubin”, ka deklaruar Li në konferencën për shtyp.

Ai në fund ka disa fjalë edhe për ish-presidentin e Milanit, Silvio Berlusconi.

“Pas të gjithash që ka bërë Berlusconi për Milanin ne kemi përgjegjësi të madhe”.

“Tifozët duan ta shohin përsëri në krye dhe ne do ta bëjmë atë. Fassone? E zgjodhëm atë pasi ishte zgjidhja më e mirë”, ka përfunduar Li.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat