Xavi Barcelonës: Kujdes nga ky lojtar i Juventusit

Futboll

Xavi Barcelonës: Kujdes nga ky lojtar i Juventusit

Më: 15 prill 2017 Në ora: 00:15
Messi Paulo Dybala

Xavi ka kërkuar nga Barcelona që të kenë kujdes nga Paulo Dybala të mërkurën mbrëma në “Camp Nou”

Barcelona pësoi humbje befasuese në Itali nga Juventusi, duke u mposhtur me rezultat 3:0 në çerekfinalen e parë të Championsit.

Për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duhet të bëjnë pothuajse të njëjtën gjë si ndaj PSG-së, duhet të përmbysin gjithçka në “Camp Nou”.

Në Spanjë besojnë se katalanasit mund të arrijnë një tjetër “Remontada”, por Xavi ka paralajmëruar se Juve ka lojtar të rrezikshëm dhe dallon shumë nga PSG-ja.

“Për mua, lojtari më i talentuar te Juventusi është Dybala. Gjithashtu edhe Higuain mund të shënojë gol atëherë kur më së paku e pret, por lojtari më i talentuar është Dybala”, tha fillimisht Xavi.

“Juve ka një ekip të madh, që mund t’ia komplikojë punët Barcelonës (ashtu si në Torino)”, shtoi Xavi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat