Gjesti qesharak i Messit vetëm që mos të pengojë një gol të mundshëm të Suarezit

Futboll

Gjesti qesharak i Messit vetëm që mos të pengojë një gol të mundshëm të Suarezit

Më: 16 prill 2017 Në ora: 07:53
Messi

Barcelona fitoi ndaj Real Sociedadit me rezultat 3-2.

Në këtë takim Lionel Messi shënoi dy gola dhe asistoi te goli i Paco Alcacer.

Gjithsesi argjentinasi vazhdon të komentohet në rrjetet sociale për gjestin qesharak që bëri te porta kundërshtare.

Messi ku pa se ishte në vijën e portës dhe se Luis Suarez kishte topin, bëri një lëvizje paksa qesharake dhe kështu u fut në portë, e gjitha kjo vetëm që mos të pengojë një gol të mundshëm sulmuesit uruguaian.

Gjithsesi ka mjaftuar kjo që tifozët të tallen paska me yllin e Barçës pas ndeshjes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat