Superpërballje në Champions League

Futboll

Superpërballje në Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2017 Në ora: 12:08
Ilustrim

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për gjysmëfinalen e Champions League në futboll. Real Madridi, kampion në fuqi, Juventusi, Atletico Madridi e Monaco, mësuan rivalët.

Katër skuadra synojnë finalen e madhe që luhet në Cardiff, të shtunën e 3 qershorit, në stadium kombëtar të Uellsit.  Në gjysmëfinale do të takohen: Real Madrid-Atletico Madrid e Monaco-Juventus. Superpërballja do të jetë ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit, ndaj finalistëve të vitit të kaluar.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen me 2 dhe 3 maj.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen një javë më vonë, ku do të luajnë me 9 dhe 10 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat