Reali apo Barcelona? Ja kush është favorit

Futboll

Reali apo Barcelona? Ja kush është favorit

Më: 22 prill 2017 Në ora: 00:56
Ronaldo dhe Messi

Sipas një sondazhi të “ESPN”, Barcelona është favorite për të triumfuar në “Santiago Bernabeu”

Real Madridi pret Barcelonën në “Santiago Bernabeu” të dielën mbrëma nga ora 20:45, ku do të luhet “El Clasico” e dytë për këtë sezon, e para përfundoi 1:1 në “Camp Nou”.

“ESPN”, ka bërë një sondazh para kësaj ndeshje tejet të vlefshme për kampionatin në vazhdimësi, ku  Barcelona ka dal favoritë.

Sipas “ESPN”, 43% e tifozëve mendojnë se do të fitojë Barcelona, 37% janë për fitore të Real Madridit, derisa 20% e tyre mendojnë se ndeshja në “Bernabeu” do të përfundojë pa fitues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat