Lajm i keq për Barcelonën para El Clasico-s

Futboll

Lajm i keq për Barcelonën para El Clasico-s

Më: 23 prill 2017 Në ora: 11:41
Neymar

Neymar nuk do të luajë sonte kundër Real Madridit.

Barcelona dorëzohet dhe pajtohet me faktin që s’do ta ketë Neymarin sonte në El Clasico.

Klubi katalunas ka njoftuar në Twitter që nuk do ta grumbullojë Neymarin për ndeshjen e sotme.

Kjo për shkak se CAS-i nuk ka mundur që ta shqyrtojë apelimin dhe të japë një vendim para ndeshjes.

Barcelona është shprehur thellësisht e zhgënjyer, duke e konsideruar veten si të dëmtuar në këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat