Carvajal: El Clasicon e vendosi kartoni i kuq, jo Messi

Futboll

Carvajal: El Clasicon e vendosi kartoni i kuq, jo Messi

Më: 24 prill 2017 Në ora: 00:03
Dani Carvajal, thotë se kartoni i kuq i Sergio Ramosit e vendosi El Clasicon dhe nuk ishte Lionel Messi, ai që i dha fitoren Barcelonës.

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, thotë se kartoni i kuq i Sergio Ramosit e vendosi El Clasicon dhe nuk ishte Lionel Messi, ai që i dha fitoren Barcelonës.

Superylli argjentinas shkëlqeu në superderbin spanjoll duke realizuar dy gola në fitoren prej 3-2 të katalunasve.

Mirëpo, në minutën e 77-të, vendasit kishin mbretur me një lojtar më pak, pasi Sergio Ramos i përjashtua direkt me të kuq.

“Ishte një ndeshje e çmendur, kartoni i kuq e vendosi takimin. Ne ia arritëm ta barazonim rezultatin, por kundërsulmi i menjëhershëm i vendosi tri pikët”.

“Tash nevojitet qetësi, nuk është gjë e madhe. Ne kemi një ndeshje më pak të zhvilluar, ky është futbolli dhe ne duhet të vazhdojmë tutje”.

“Performanca e Messit? Barcelona fitoi. Messi pati një ndeshje të shkëlqyer, por Barcelona e fitoi”, ka thënë Carvajal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat