Si të sillemi pas një rezultati pozitiv?

Futboll

Si të sillemi pas një rezultati pozitiv?

Nga: Agron Selmani Më: 25 prill 2017 Në ora: 18:08
Agron Selmani

Debate

Përgjegjësit dhe detyrat e trajnerit fillojnë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. Ndeshja e radhës tani më është me prioritet, gabimet që mund të ndodhin menjëherë pas ndeshjes, mund të përcillen dhe të reflektojnë në ndeshjen e radhës dhe kanë ndikim si në planin fizik por edhe në planin psikologjik. Prandaj janë me rëndësi shumë veprime që duhet menaxhuar me kujdes, pra gjendja fizike ne ekip (lodhja), gjendja psikike në ekip (vullneti, motivacioni) trajtimi apo menaxhimi i lëndimeve eventuale , elemente këto që mund të reflektojnë dhe ndikojnë në ndeshjen e radhës. Ne planin psikologjik imponohet pyetja: Si të sillemi pas një rezultati pozitiv i cili ka qenë objektiv dhe rezultat i pritur?

Si të veprohet me formacionin i cili ka qenë autsajder apo pa shpresë të fitojë por që ka arritur te marre maksimumin e ndeshjes, po ashtu si të ruhet ekipi nga atmosfera apo euforia e tepruar dhe që në ndeshjen e radhës të ketë qasje me serioze dhe të mos ketë ndjenjë superioriteti të tepruar ndaj kundërshtarit? Si të sillemi ndaj kundërshtarit e cila ka pësua humbje të papritur nga ndeshja e kaluar? Të gjitha këto janë situata që ndodhin pas ndeshjes dhe të cilat mund të përcaktojnë edhe fatin e ndeshjes se radhës. Zhveshtorja e lojtarëve është një botë e veçantë dhe intime për lojtarët, Shtabin Teknik dhe personelin përcjellës, trajneri duhet të gjej rrugën që të përcjell lojtarët në zhveshtore në mënyre të kujdesshme dhe të shendosh. Vetë loja është mësim, trajneri dhe lojtarët mësojnë nga loja dhe në bazë të analizave identifikojnë problemet e lojës, po ashtu nga loja dhe nga analiza përcaktojnë se çka të ushtrojnë dhe në fushë apo në poligonin punues ushtrojnë ushtrime me përmbajtje e cila ekipin e shpien drejt objektivit për ndeshjen tjetër. Por, që të jetë i gatshëm për sfidën e radhës, atëherë trajneri duhet të mbledh informacione për kundërshtarin dhe kualitetin e ekipit kundërshtarë.

Një nga detyrat qenësore të trajnerit në përgatitjen për ndeshjen e radhës është vëzhgimi, monitorimi i lojës së kundërshtarit të ardhshëm. Për t’u përgatitur në mënyrë adekuate për kundërshtarin e radhës, trajneri duhet te informohet: Në cilin sistem të lojës luan kundërshtari. Anët e forta dhe anët e dobëta në katër momentet e lojës. Niveli i përgatitjes fizike. Niveli i motivacionit të ekipit dhe të lojtarëve individualisht. Lojtarët të cilët bëjnë dallimin apo potencohen. Nga vjen rreziku më i madh, nga cila anë!? Situatat standarde e sjellja e ekipit kur humbë apo kur ka rezultat pozitiv.

Autori është trajner i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat