Lavdërohet

Futboll

Lavdërohet

Më: 27 prill 2017 Në ora: 17:03
Pep Guardiola

Pep Guardiola këtë sezon duket se do ta mbyllë pa trofe, por kjo nuk do të thotë se ai është një trajneri më i dobët, madje ai mendon se tashmë është një trajner edhe më i mirë, pasi ka mësuar shumë gjëra të reja.
“Nuk jam trajner më i dobët sepse nuk kam fituar një titull. Ndjej që jam një trajner më i mirë se më parë, pasi kam mëshuar shumë dhe kam më shumë eksperiencë. Kam mësuar t’i marr situatat në dorë më mirë se me parë. U përpoqa, por nuk ia dola”.
Në Spanjë ka ekipe fantastike që në fund nuk do të fitojnë asgjë, sikurse ndodh në gjithë Europën. Pres të kem një karrierë të gjatë si trajner dhe do të ndodhë sërish një vit. Nuk jam në një klub që ka fituar shumë tituj, si Barcelona, Bayern, Real, Inter, Juventus ose Milan”, ka deklaruar ndër të tjera Guardiola për “Sky Sports”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat