Barcelona nis bisedimet me Verrattin

Futboll

Barcelona nis bisedimet me Verrattin

Më: 28 prill 2017 Në ora: 18:18
Klubi katalanas insiston në blerjen e mesfushorit italian

Barcelona e ka seriozisht për Marco Verrattin. Klubi katalanas në kërkim të një mesfushori me eksperiencë dhe talent e ka gjetur pikërisht te italiani por tashmë duhet të bindë klubin parizien për ta lënë të lirë.

Agjenti i lojtarit, Donato Di Campli është takuar me drejtuesit e Barcelonës në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit dhe sipas mediave spanjolle, dëshira e lojtarit është e qartë, ai synon të nisë një eksperiencë të re në Camp Nou me fanellën Blaugrana pas 5 sezoneve të mrekullueshme në kryeqytetin francez.

Tani e gjithë përgjegjësia bie mbi shpatullat e presidentit Jose Maria Bartomeu, i cili duhet të takohet me pronarin e PSG, Nasser Al Khelaifi me një ofertë joshëse pasi Verratti konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të PSG dhe largimi i tij nga skuadra mund të ndodhë vetëm në rastin e një oferte të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat