Kjaer në Ligën Premier, e kërkojnë tri skuadrat e mëdha

Futboll

Kjaer në Ligën Premier, e kërkojnë tri skuadrat e mëdha

Më: 1 maj 2017 Në ora: 14:12
Simon Kjaer

Simon Kjaer duket se do të largohet nga kampionati turk në fund të stinorit.

Mbrojtësi danez ka shkëlqyer me fanellën e Fenerbahces dhe vlerësohet si ndër më të mirët në kampionatin turk.

Por danezi duket se do t’i jap fund aventurës së tij në Turqi, pasi për të kanë ardhur disa oferta të rëndësishme.

Chelsea, Liverpool dhe Everton janë tri skuadrat e mëdha angleze që po e duan transferimin e tij.

Gjithsesi mbrojtësi është duke u kërkuar edhe në Spanjë nga Villareal e Sevilla si dhe në Itali nga Milan.

28-vjeçari ka një kontratë me Fenerbahcen deri në qershor të vitit 2019.

Mirëpo ai mund të largohet nga Stambolli nëse skuadrat e interesuara janë të gatshme të paguajnë rreth 20 milionë euro.

Kjaer më parë ka luajtur në Bundesliga me Wolfsburgun si dhe në Serie A me Palermon dhe Romën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat