Shkëndija duarthatë nga Prilepi

Futboll

Shkëndija duarthatë nga Prilepi

Nga: K.G Më: 3 maj 2017 Në ora: 18:18
Lojtarët e Shkëndijes

Shkëndija nga Tetova u kthye duarthatë nga Prilepi, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Pobeda, në ndeshjen e javës së 31-të në Kampionatin e Maqedonisë në futboll.

Miroslav Staniç në minutën e 25-të shënoi për fitoren e vendasve, kurse kuqezinjtë me gjithë orvatjet nuk arritën golin e barazimit. Shkëndija mban vendin e dytë me 59 pikë ose ka 30 më shumë se Pobeda në pozitën e tetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat