Neymar e dëshiron këtë trajner në Barcelonë

Futboll

Neymar e dëshiron këtë trajner në Barcelonë

Më: 5 maj 2017 Në ora: 00:02
Neymar

Neymari dëshiron që Juan Carlos Unzue ta zëvendësojë Luis Enriquen

Luis Enrique ka kohë që ka konfirmuar se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe favoriti për të zënë vendin e tij është trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde, raporton “Metro”.

Por, nga Spanja raportohet se Neymari preferon si trajner Carlos Unzue, i cili tani është asistent i Luis Enrique dhe e njeh shumë mirë Barcelonën.

Unzue, i cili ka bërë 220 paraqitje për Sevillan, ka qenë trajner i portierëve te Barcelona në kohën e Frank Rijkaardit dhe mbajti pozitën e tij edhe pas promovimit të Pep Guardiolas në ekipin e parë.

Unzue ka menaxhuar vetëm në Segunda Division, Numancian dhe u largua pas një sezoni, për t’u rikthyer te Barcelona.

50 vjeçari gjithashtu është emëruar edhe trajner i Racing Santander, por u largua pa e udhëhequr në asnjë ndeshje të vetme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat