“Messi nuk do ishte më i miri në botë pa Barcelonën”

Futboll

“Messi nuk do ishte më i miri në botë pa Barcelonën”

Më: 6 maj 2017 Në ora: 12:30
Lionel Messi

Ish-bosi i Brcelonës, Charly Rexach, ka thënë se përshtatja e Lionel Messit me klubin katalanas ka ndikuar që ai të jetë më i miri në botë.

Rexach thotë se relacioni mes Messit dhe Barcelonës është një martesë perfekte.

“Unë besoj se Messi nëse nuk do të vinte te Barcelona nuk do të ishte as Messi – vëmendje për atë që unë po them”.

“Përparësia është që një lojtar i madh sikur ai ishte vënë me një ekip të mrekullueshëm sikur Barcelona dhe ata realizuan një dyshe të frikshme së bashku, por nëse ai do të shkonte në një klub tjetër, atëherë ai do të ishte një lojtar i madh, por pa reputacionin dhe rezonimin që e ka sot”.

“Nëse Messi nuk do të ishte te Barcelona, atëherë kjo do t’i kushtonte atij me të mos qenurit më i miri në botë”.

“Si shembull e keni kombëtaren e Argjentinës ku duket se nuk sillet gjithçka rreth tij”.

“Messi është Barcelona. Edhe Messi edhe Barca janë bërë më të mëdhenj ditë pas dite – së bashku”.

“Rëndësia që Messi ka në klub dhe rëndësia që Barcelona ka në botën e futbollit është lidhja mes tyre”, potencoi Rexach.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat