Messi shokon Barcelonën, refuzon ofertën për rinovim

Futboll

Messi shokon Barcelonën, refuzon ofertën për rinovim

Më: 6 maj 2017 Në ora: 12:49
Lionel Messi

Lionel Messi ka refuzuar ofertën e Barcelonës për të rinovuar kontratën.

AS raporton se lojtari është ndarë i pakënaqur me ofertën fillestare të klubit nga Camp Nou.

Argjentinasi ka një kontratë deri në vitin 2018, por ka refuzuar që të rinovojë në këtë moment kontratën me përfitime nga 30 deri 35 milionë euro në sezon.

Nuk dihet nëse Messi vërtet po mendon që të rinovojë pas sezonit dhe për momentin ka hedhur poshtë ofertën, apo ka kontakt me ndonjë klub tjetër.

Kujtojmë se Messi dhe babai i tij kanë pasur probleme të jashtëzakonshme me ligjin për shkak të evazionit fiskal (shmangies nga tatimi).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat