Barcelona shënon fitore të rëndësishme

Futboll

Barcelona shënon fitore të rëndësishme

Më: 6 maj 2017 Në ora: 20:42
Barcelona

Barcelona e ka mposhtur Villarrealin 4:1 në “Camp Nou”, duke rritur shpresat për të fituar kupën e La Ligas.

Golat u shënuan nga MSN-ja Luis Suarez, Loe Messi dy gola dhe Neymar, derisa golin e vetëm për Villarrealin e shënoi Cedric Bakambu.

Pas kësaj fitoreje Barcelona vazhdon ta kryesojë renditjen tabelare të La Ligas me 84 pikë, 3 pikë më shumë se Reali që është i dyti, i cili edhe pak fillon takimin ndaj Granadas.

Deri sa nuk kanë mbetur shumë takime deri në përfundim të La Ligas, është “rritur tensioni” i garës mes dy klubeve më të famshme spanjolle për titullin e ligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat