Ferizaj e fundos Trepçën

Futboll

Ferizaj e fundos Trepçën

Nga: K. Goca Më: 7 maj 2017 Në ora: 17:55
KF Ferizaj

Trepça nga Mitrovica humbi trenin e fundit, për faktin se me humbjen në Ferizaj, shpresat i ka minimizuar së tepërmi për të mbetur në elitë. Ferizaj triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Trepçës, në ndeshjen që u zhvillua në Ferizaj.  Mitrovicasit u munduan me të gjitha forcat u orvaten për të nxjerrë pikë, por dot që të kthehen me pikë. Ferizaj tregoi autoritetin para shikuesve të vet dhe ndali tri pikë domethënëse në luftë për titullin e kampionit. 

Në minutën e 18-të, Ristovski shënoi për epërsinë e kaltër e bardhëve, por nuk vonoi më shumë se tetë minuta (28’), Shpëtim Babaj nga rreth 25 metra shkundi portën e ish-skuadrës së tij, duke thelluar epërsinë në 2:0. Në minutën e 72-të, Pleurat Hajdini shënoi me parabollë pas një asistimi të bukur të Ahmetit e ngushtoi humbjen në 2:1. Ferizaj ngjitet në vend të nëntë me 27 pikë, ka një më shumë se Drita në pozitën e 10-të, kurse Trepça është në vend të 11-të me 19 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat