A ka rënë Messi dakord me Barcelonën?

Futboll

A ka rënë Messi dakord me Barcelonën?

Më: 8 maj 2017 Në ora: 13:50
Messi

Lionel Messi ka rinovuar kontratën e tij me Barcelonën. Katalanasja “Sport” është në gjendje të thotë se lojtari argjentinas ka shënuar “golin e jetës”, duke zgjeruar bashkëpunimin e tij me klubin katalanas, pas bisedimeve me bordin drejtues. Merret vesh se takimi i mesit të janarit, kur për herë të parë u ulën ballë për ballë Josep Maria Bartomeu dhe Jorge Messi, kishte hedhur themelet, mbi të cilat është punuar. Që atëherë kanë kaluar pothuajse katër muaj, ndërsa tashmë qëndrimet janë shumë afër. Në ditët e fundit, duke përfituar edhe nga prania e Jorge Messit në Barcelonë, ka pasur përparime të mëdha në bisedime, deri në pikën që optimizmi është mbizotërues te Barcelona.

Drejtuesit e klubit pranojnë se ky është një lajm i madh për “barcelonismo”. Një shembull i kësaj ishin deklaratat e bëra nga Jordi Mestre, zëvendëspresidenti sportiv, pas ndeshjes kundër Villarrealit, teksa pretendonte se “procesi i rinovimit me Messin po përparon mirë, ka për qëllim mbërritjen në finale”. Deri tani, presidenti Josep Maria Bartomeu ka qenë duke punuar në heshtje me babain e lojtarit. Merret vesh se gjërat e mëdha kanë dakordësi tashmë, kanë mbetur vetëm disa gjëra të vogla, por të rëndësishme, për të vërtetuar se ekziston një marrëveshje në parim mes palëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat