Bale në Manchester Utd!?

Futboll

  Bale në Manchester Utd!?

Më: 8 maj 2017 Në ora: 16:55
Bale

Futbollisti i mirënjohur, Gareth Bale, anëtar i Real Madridit dhe i kombëtares së Uellsit, sipas të gjithave gjasave do të transferohet në Manchester Utd, gjithnjë duke iu referuar mediave spanjolle. Bale ka rënë dakord të bashkohet me Manchester United këtë verë nëse ata kualifikohen në Champions League sezonin e ardhshëm. Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, është i zhgënjyer me dëmtimet e tij të shpeshta dhe duket i përgatitur ta shesë atë këtë verë me synimin për të përfituar sa më tepër, madje duke vendosur një rekord të ri në botën e transferimeve.

Megjithatë, koha e tij në Spanjë duket se po përfundon me United të dëshpëruar për të nënshkruar me yllin e Uellsit, për t’u rikthyer në mesin e klubeve më të mira në botë. Mourinho është duke shënjestruar gjithashtu edhe Antoine Griezmann që bashkë me Bale do të ishte një dyshe fantastike. Bale, pavarësisht nga problemet e lëndimeve, ka shënuar nëntë gola në 24 ndeshje për Real Madridin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat