Hasani: Tri pikë na ndajnë nga titulli!

Futboll

Hasani: Tri pikë na ndajnë nga titulli!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2017 Në ora: 19:02
Florent Hasani në aksion

Trepçës ’89 nga Mitrovica i duhen edhe tri pikë dhe praktikisht të shpallen kampion i Kosovës. Mitrovicasit shpresojnë se nesër (16.00) gjithçka do të përfundojë në Pejë, ku do të takohen me Besën dhe pretendojnë fitore. Pejanët kanë përparësinë e fushës dhe zotohen në fitore, kurse lideri i renditjes beson se do të dalin të pamposhtur. Futbollisti i Trepçës ’89, Florent Hasani, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se i duhen vetëm tre pikë dhe ta festojnë titullin.

“Mendoj që me angazhim edhe punë siç kemi bërë deri me tash, nesër do ta përfundojmë punën e kampionit edhe zyrtarisht”, ka thënë Hasani. A do të ishit të kënaqur edhe me një pikë në Pejë? “Ekipi është i kompletuar, ne do të hyjmë për tri pikë dhe zyrtarisht të shpallemi kampion”, përgjigjet ai. Hasani si përparësi e konsideron motivin që është në anën e tyre. “Përparësi e jona...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat