Skuadra e Ferizajt lufton me mish e shpirt që t’i ikë zonës së barazhit. Ferizajasit janë në vend të nëntë me 27 pikë, tri më pak se pozita e tetë, Liria nga Prizreni. Pozita e nëntë dhe e dhjetë luajnë në barazh, ndërsa Ferizaj shpreson të ikë nga kjo zonë dhe të mbetet në elitën e futbollit të Kosovës. “Florent Papuqi lideri i ekipit. Transferi i ardhur nga Peja, Florente Papuq, është njëri ndër lojtarët më të dalluar te skuadra jonë në këtë sezon. Me ardhjen e tij mbrojtja është shumë më e sigurt, një lider i vërtetë për skuadrën tonë, me përvojën që ka ai, jep siguri të lartë në repartin defensivë të mbrojtjes.
Sigurisht që në aspektin e mbrojtjes që nuk kemi pranuar shumë gola ka ndikuar edhe paraqitja e mirë e mbrojtëseve tanë.
Papuqi dhe të gjithë lojtarët tjerë do të vazhdojnë të japin më të mirën nga vetja që të arrijmë synimet tona për këtë sezon”, thuhet në faqen e KF Ferizaj.