Barcelona përgatit revolucion në skuadër

Futboll

Barcelona përgatit revolucion në skuadër

Më: 9 maj 2017 Në ora: 18:17
Barcelona

Klubi katalanas pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër.

Dështimi në Ligën e Kampionëve ka bërë që drejtuesit e Barcelonës të mendojnë për të revolucionarizuar ekipin, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e sivjetme.

I pari që do të largohet është trajneri Luis Enrique, por pasues të tij mund të jenë edhe disa futbollistë, të cilët do t’ua hapin rrugën përforcimeve të reja.

Kështu shkruan e përditshmja katalanase Sport, e cila në ballinën e saj ka përmendur tre përforcimet që drejtuesit e Barcelonës kanë në plan për t’i bërë gjatë verës.

Bëhet fjalë për Marco Reus të Borussia Dortmund, Angel di Maria të PSG dhe Vitolo të Sevillas, tre emra që do ta krijonin një skuadër e cila do të luftonte për Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Ndërsa Arda Turan është lojtari që përmendet më shumë se do të largohet nga Camp Nou në përfundim të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat