Costa ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Kinë

Futboll

Costa ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Kinë

Më: 9 maj 2017 Në ora: 23:05
Futbollisti i Chelsea, Diego Costa

Futbollisti i Chelsea, Diego Costa, ka thënë të martën se ende nuk ka vendosur nëse në fund të sezonit do të shkojë në Kinë. Ekipi kinez Tjencin është i interesuar për Costa dhe synon ta sjellë në radhët e veta gjatë verës.

Sky transmeton se përfaqësuesit e dy ekipeve ende nuk kanë biseduar për transferimin.      Trajneri i Chelsea, Antonio Konte, kohë më parë deklaroi se nuk mund të garantojë nëse Costa do të qëndrojë në ekip.

Marrëveshja e Costa me ekipin londinez skadon pas dy vjetësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat