Guardiola është i vendosur

Futboll

Guardiola është i vendosur

Më: 10 maj 2017 Në ora: 13:16
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është i vendosur për ta blerë Jordi Albin e Barcelonës.

Mediat britanike shkruajnë se tekniku spanjoll është i interesuar për spanjollin, i cili duket se në fund të këtij sezoni do të ndahet me ‘Blaugranat’.

Në fakt, Guardiola tashmë ka biseduar me Alban për transferimin e tij tek ‘qytetarët’, edhe pse spanjolli ditë më parë deklaroi se “nuk e ka në plan të largohet gjatë kësaj verë”.

Ndryshe, Guardiola, i cili ka punuar me Alban tek Barcelona, është i bindur se reprezentuesi spanjoll do të transferohet në ‘Etihad Stadium.

Strategu spanjoll është duke menduar për disa përforcime në afatin kalimtar të verës, dhe thuhet se Alba është në listën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat