Bajrami i qëndron fjalës!

Futboll

Bajrami i qëndron fjalës!

Nga: K. Goca Më: 11 maj 2017 Në ora: 12:11
KF Hajvalia

Hajvalia tani ka planet se si ta gjej veten në edicionin e ardhshëm në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Hajvalia ka humbur statusin elitë që një kohë, por tani krenohet për garniturën e re të lojtarëve që ka. “Kam thënë dhe prapë them nuk i bie fjalës mbrapa, kjo ekip është super ekip për ata që kuptojnë futboll dhe për ata qe din me vlerësuar, kjo ekip është e ardhmja e futbollit të Kosovës. Nuk dua me komentuar referimin sepse, se kam princip por i falënderoj lojtaret për angazhimin dhe për karakterin dhe disiplinën që kanë treguar gjatë gjithë kampionatit.

Unë si trajner jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e kësaj ekipe. Lojtar të kompletuar dhe me karakter të fortë si Blerti Rashiti dhe shumë të tjerë, mos ti përmendi të gjithë, janë shembull se si luftohet për ngjyrat e klubit. Me këtë ekip për një sezon ju garantoj që pa problem do të riktheheshim në Superligë. Kudo qe shkoni për mu jeni shembull si për punë si për disiplinë si për angazhim, për mu jeni hero sepse e gjithë Kosova e din çfarë kushte keni pranuar ëe jeni pjesë e jona, e KF Hajvalisë”, ka thënë Bajrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat