Neymar: Duhet të mësoj nga gabimet

Futboll

Neymar: Duhet të mësoj nga gabimet

Më: 11 maj 2017 Në ora: 12:33
Neymar

Ylli i Barcelonës, Neymar, ka pranuar se ai duhet të mësojë nga gabimet që i bën.

Braziliani ishte përjashtuar ndaj Malagas pasi duartrokiti me ironi gjyqtarin dhe mungoi në El Clasico.

“Unë e dëmtova veten dhe mësova shumë prej asaj që ndodhi”.

“Unë mendoj se kartoni i dytë ishte ok, ishte një ndërhyrje. Unë kam shkuar shumë ashpër”.

“Nuk kam protestuar për përjashtim, por sepse kartoni i parë i verdhë më dëmtoi”.

“Messi? Ai është një idhull dhe shok, dikush që jam me fat për ta stërvitur çdo ditë. Unë kam kaluar katër vite me të dhe mësova gjëra prej tij çdo ditë”.

“Unë shpresoj se ai do të rinovojë pas vitit 2018, se njeërzit e Barcës po punojnë për të që ai të qëndrojë me neve këtu”, u shpreh Neymar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat