UEFA përcakton gjyqtarin për finalen e Ligës së Kampionëve

Futboll

UEFA përcakton gjyqtarin për finalen e Ligës së Kampionëve

Më: 12 maj 2017 Në ora: 16:55
Real Madrid-Juventus

Finalja mes Juventusit dhe Real Madridit do të zhvillohet më 3 qershor.

Felix Brych është i përzgjedhur i UEFA-s për të ndarë drejtësinë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit, e cila do të luhet më 3 qershor në Kardif.

Gjyqtari gjerman do të ketë asistentë Mark Borsch dhe Stefan Lupp, kurse gjyqtari i katërt do të jetë Milorad Mazhiq.

Kujtojmë që këtë sezon Brych ka gjykuar pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve, njëra nga të cilat ka rastisur të jetë dueli mes Portos dhe Juventusit në 1/8 e finales të cilën ‘bardh-e-zinjtë’ e kanë fituar 1:0 në Portugali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat