Drita me pikë të plota, Ferizaj zhgënjeu

Futboll

Drita me pikë të plota, Ferizaj zhgënjeu

Nga: K.G. Më: 14 maj 2017 Në ora: 18:59
Pamje nga një festë e Dritës

Drita nga Gjilani ashtu siç pritej edhe ndali tri pikë ndaj Hajvalisë. Drita  triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Hajvalisë, në ndeshjen e javës së 31-të. Futbollistët Semir Zeneli e Dren Gashi janë më të merituarit për fitoren. Zeneli shënoi në minutën e 66-të dhe 11 minuta më vonë realizoi edhe Gashi për këtë triumf, por me pak shpresa që t’i ikë barazhit. Drita është në vend të dhjetë me 29 pikë, kurse Hajvalia është e fundit me 7 sosh.

Skuadra e Ferizajt zhgënjeu para shikuesve të saj, duke u nda baras (0:0) me Gjilanin. Ky barazim për Ferizajn është sikur humbje, pasi që pothuajse mbeten në barazh. Ferizaj mban vendin e 9-të me 31 pikë, ka dy më shumë se Drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat